Botë

Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg

Foto: Associated Press

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten me shpresën për të rënë dakord për një plan të ri për të ofruar ndihmë afatgjatë të sigurisë dhe trajnim ushtarak për Ukrainën, pasi Hungaria premtoi të mos vërë veton ndaj skemës për sa kohë që nuk është e detyruar të marrë pjesë.

Ministrat po takohen gjatë dy ditëve në selinë e NATO-s në Bruksel në bisedimet e fundit të nivelit të lartë përpara një samiti të presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe homologëve të tij në Ëashington më 9-11 korrik, ku liderët pritet të shpallin mbështetjen financiare për Ukrainën, raporton AP.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kryeson takimin e së enjtes, ka thënë se forcat e armatosura të rrethuara të Ukrainës kanë nevojë për parashikueshmëri afatgjatë.

“E gjithë ideja është të minimizohet rreziku për boshllëqe dhe vonesa, siç e pamë në fillim të këtij viti, sepse boshllëqet dhe vonesat si në ofrimin e mbështetjes ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga disa aleatë evropianë bënë një ndryshim në fushën e betejës”, ka deklaruar ai përpara takimit.

"Kjo është një nga arsyet pse rusët tani janë në gjendje të përparojnë dhe të pushtojnë më shumë tokë në Ukrainë. Prandaj Ukraina ka nevojë për parashikueshmëri, ata kanë nevojë për një angazhim afatgjatë dhe ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë llogari”, ka shtuar sekretari i Përgjithshëm.

Stoltenberg mbrojti përsëri të drejtën e Ukrainës për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të dhuruara, duke thënë se "vetëmbrojtja nuk është përshkallëzim".

"Nëse ata nuk do të ishin në gjendje ta bënin këtë, atëherë ne do t'u kërkonim atyre që të përpiqen të mbrohen, të mbrojnë të drejtën e vetëmbrojtjes, me njërën dorë të lidhur pas shpine”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.