Botë

Për herë të parë, presidenti Biden do ta vizitojë Francën

Joe Biden & Emmanuel Macron

Joe Biden & Emmanuel Macron

Presidenti amerikan Joe Biden do ta vizitojë Parisin më 8 qershor, ku do të takohet me homologun francez Emmanuel Macron, ka njoftuar të enjten Pallati Elysee.

Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e Bidenit në Francë, raporton Reuters.

Takimi do të pasojë pjesëmarrjen e Bidenit në 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë në Ditën D, më 6 qershor.

Të dy presidentët do të diskutojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në çështjet ekonomike, hapësinore dhe ato bërthamore, thuhet në deklaratën e presidencës franceze.