Botë

Për herë të parë në 20 vjet, republikanët do të fitojnë edhe në votat popullore

Donald Trump

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rrugën e duhur për të fituar edhe në votat popullore në zgjedhjet presidenciale për herë të parë në 20 vjet, raporton AP.

Aktualisht, fituesi Donald Trump ka afro 73 milionë vota popullore, krahasuar me rreth 68 milionë të Kamala Harrisit.

Megjithëse numërimi i votave nuk ka përfunduar, Trumpi pritet të arrijë 74 milionë votat që mori në vitin 2020, ndërsa Harrisi nuk pritet të kalojë 81 milionë votat që mori paraardhësi i saj, Joe Biden.

Republikani i fundit që fitoi në votat popullore ishte George W. Bush në vitin 2004.

Zgjedhja e presidentit definohet nga votat elektorale – Trumpi deri tash ka 295 kundrejt 226 të Harrisit.

Republikanët janë në rrugën e duhur për ta fituar edhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Për ta vulosur dominimin, republikanët gjithashtu kanë marrë kontrollin e Senatit.