Botë

Pentagoni: Numri i viktimave civile në Gaza shumë i lartë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka thënë homologut të tij izraelit, Yoav Gallant se numri i viktimave civild në Rripin e Gazës është shumë i lartë, raportoi të martën “Al Jazeera”.

Gjatë takimit me Gallantin në Uashington, Austini ka thënë se sasia e ndihmave humanitare që arrin në Gaza gjithashtu mbetet shumë e ulët.

“Gaza po vuan një katastrofë humanitare dhe situata po përkeqësohet çdo herë e më shumë. Nevojitet rritje e menjëhershme e ndihmës për të shmangur urinë dhe puna jonë për të hapur korridor të përkohshëm humanitar nga deti do të ndihmonte, por çelësi është dërgesa e ndihmave nga toka”, ka thënë shefi i Pentagonit. 

Vizita e Gallantit në SHBA u zhvillua pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të hënën në favor të një rezolute që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.