Viktima e përdhunimit për 10 vjet nga ish-bashkëshorti dhe 50 të tjerë, Gisele Pelicot, ka deklaruar se nuk është penduar kurrë që e ka bërë publik rastin dhe ka nisur procedurë gjyqësore.
Ish-bashkëshorti i saj, Dominuque Pelicot, është shpallur të enjten fajtor për përdhunim të rëndë, dhe është dënuar më 20 vjet burgim.
Ndërkohë, gjyqtarët kanë dhënë verdiktet e tyre edhe për 50 burra të tjerë të përfshirë, duke i shpallur ata të gjithë fajtor dhe duke i dënuar me vite të ndryshme të burgimit.
“Kam besim në kapacitetin tonë kolektiv për të gjetur një të ardhme më të mirë ku gratë dhe burrat mund të jetojnë së bashku me respekt të ndërsjellë”, ka deklaruar ajo pas shpalljes së verdiktit.
Pelicot ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.
🔴 "C'est avec une profonde émotion que je m'exprime aujourd'hui. Ce procès était une épreuve très difficile" : Gisèle #Pelicot s'est exprimée à l'issue de l'audience pic.twitter.com/ofV0zUG6Go
— FRANCE 24 Français (@France24_fr) December 19, 2024
LEXO EDHE: