Një burrë po përballet me akuzë për sulm të rëndë pasi sulmoi një pasagjer që po flinte gjatë një fluturimi.
Një agjent i FBI-së ka thënë se burri e grushtoi tjetrin që po flinte vazhdimisht në fytyrë dhe kokë, duke e lënë atë të përgjakur, para se një pasagjer tjetër ta largonte viktimën.
Sulmi në fluturimin e “United Airlines” nga San Francisco në Virginia zgjati rreth një minutë, raportoi AP.
“Falë veprimit të shpejtë të stafit tonë dhe pasagjerëve, një pasagjer u arrestua pasi u bë agresiv ndaj një pasagjeri tjetër”, ka thënë linja ajrore përmes një komunikate.
Linja ajrore shtoi se ishin 82 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë në aeroplan.
Sipas agjentit, burri u çua nga ulësja e tij dhe përdori tualetin para se ta sulmonte pasagjerin tjetër.
Burri u dërgua në një ulëse tjetër dhe u la nën vëzhgimin e pasagjerit që e ndaloi sulmin. Burri thuhet se nuk njihej me pasagjerin që e sulmoi.