Botë

Pas takimit me Trumpin, Macroni s’sheh shpresë se tërhiqen tarifat e SHBA-së

Emmanuel Macron

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se e ka ngritur çështjen e tarifave të Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Evropian me presidentin amerikan, Donald Trump.

Por, ka theksuar se ka “shumë pak shpresë” se kjo çështje do të zgjidhet.

Macroni i ka cilësuar si “keqkuptime” nga ana e administratës së SHBA-së çështjen e tarifave të BE-së. Presidenti francez ka shtuar se tarifat evropiane aplikohen pavarësisht statusit të produktit, qofshin të importuara apo të prodhuara brenda bllokut.

Ai ka paralajmëruar për pasoja ndaj çfarëdo pengese më të gjerë tregtare – për shembull si tarifa për alumin dhe çelik, pasi është shprehur se ato do të dëmtonin interesat e të dyjave, SHBA-së dhe BE-së.

Macroni ka përsëritur thirrjet për të investuar më shumë në sovranitetin e Evropës, duke reduktuar varësitë nga jashtë dhe duke forcuar potencialin e saj.