Hetuesit e Koresë së Jugut ndalën përpjekjet e tyre për ta arrestuar presidentin Yoon Suk Yeol më 3 janar lidhur me shpalljen e gjendjes së luftës në vend, me arsyetimin se pati konfrontime në rezidencën e tij.
Yoon po hetohet për abuzim të pushtetit dhe nxitje të kryengritjes kur ai u përpoq ta fuste në fuqi ligjin ushtarak në fillim të dhjetorit, raportoi BBC.
“Sa i përket ekzekutimit të fletarrestim sot, u vendos se ekzekutimi efektiv ishte i pamundur për shkak të përplasjes së vazhdueshme. Shqetësimet për sigurinë e personelit në terren çuan deri te ndalja e vendimit”, thuhej në deklaratën e Zyrës për Hetimin e Korrupsionit.
Një gjykatë në Seul lëshoi fletarrest ndaj tij në fillim të javës pasi ai injoroi tri thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje.
Oficerët ushtarakë dhe të sigurisë formuan një mur dhe përdorën automjetet për të bllokuar ekipin të futej për arrestimin. Pavarësisht se Yoon është pezulluar nga detyra zyrtare, oficerë të shërbimit të sigurisë janë përgjegjës për mbrojtjen e tij.