Kryeministri britanik Keir Starmer ka hipur në një nëndetëse bërthamore ndërsa ajo kthehej nga një patrullë e gjatë – një shfaqje e rrallë e forcës bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar, e cila do të tërheqë vëmendjen e Rusisë në një kohë tensionesh në rritje.
Nëndetësja “HMS Vanguard” patrulloi në det për më shumë se 200 ditë - një nga dislokimet më të gjata ndonjëherë.
Marina Mbretërore duhet të mbajë një nëndetëse me armë bërthamore në det gjatë gjithë kohës.
I ashtuquajturi “parandalim i vazhdueshëm në det” është gurthemeli i strategjisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe garantuesi përfundimtar i sigurisë së vendit.
Është hera e parë që një kryeministër viziton një nga katër nëndetëset top-sekrete bërthamore të Marinës Mbretërore teksa u kthye nga “një patrullë parandaluese” - një moment i njohur si “Dita Zero” - në më shumë se një dekadë.
Hera e fundit që kjo ndodhi ishte me David Cameron në vitin 2013.