Partia e qendrës së djathtë të Bullgarisë “GERB” ka fituar zgjedhjet parlamentare të dielën, treguan rezultatet paraprake, por ajo do të duhet të kërkojë një partner koalicioni për të formuar qeverinë.
Sipas rezultateve paraprake nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, bazuar në një numërim të pjesshëm të votave, GERB fitoi 26.08% të votave, raporton Reuters.
Partia reformiste “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) doli e dyta me 14.76%, tregoi uebfaqja e komisionit të hënën në mëngjes pas numërimit të më shumë se 82% të votave, ndërsa partia ultra-nacionaliste “Rilindja” doli e treta me 13.8%.
Zgjedhjet e së dielës, të shtatat në katër vjet, u shkaktuan nga dështimi i partive politike të Bullgarisë për të rënë dakord për formimin e një koalicioni qeveritar, pas zgjedhjeve jopërfundimtare më 9 qershor.
Kreu i “GERB”, Bojko Borisov të hënën në mëngjes falënderoi votuesit për mbështetjen e tyre dhe tha se partia e tij do të formonte një qeveri të re.
"Ne do të punojmë së bashku me të gjithë përveç Revival”, ka deklaruar ai.
Bullgaria drejtohet nga qeveri jetëshkurtër që nga viti 2020, kur protestat kundër korrupsionit ndihmuan për t'i dhënë fund një koalicioni të udhëhequr nga partia GERB.
Bullgaria ka nevojë për një periudhë qeverisjeje të qëndrueshme dhe mirëfunksionale për të përshpejtuar rrjedhën e fondeve të Bashkimit Evropian dhe ta shtyjë atë drejt adoptimit të euros.
Planet për t'u bashkuar me eurozonën tashmë janë shtyrë dy herë për shkak të objektivave të humbura të inflacionit.
Shumë votues kanë thënë se kanë frikë nga pasiguria e mëtejshme përpara.
LEXO EDHE: