Botë

Parlamenti sllovak voton rezolutën që dënon dhunën politike pas atentatit ndaj Ficos

Sllovaki

Parlamenti i Sllovakisë ka rifilluar punën e tij të martën, duke dënuar dhunën e motivuar politikisht pas atentatit që synim kishte kryeministrin Robert Fico.

Gjatë një votimi në parlament, të 130 ligjvënësit e pranishëm kanë miratuar një rezolutë që u bën thirrje partive politike, organizatave joqeveritare dhe mediave që të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe të përmbahen nga përhapja e urrejtjes kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

Të enjten, spitali që trajtonte kryeministrin Fico bëri të ditur se udhëheqësi sllovak ishte duke u përmirësuar.

Të shtënat ndaj tij kanë tronditur kombin sllovak, raporton “Associated Press”.