Botë

“Paqe përmes luftës”, Zelensky flet për operacionet e ushtrisë në kufi me Rusinë

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka nderuar ushtarakët që shërbyen përgjatë operacionit për mbrojtjen e tokave ukrainase në kufi me Kurskun, territor rus.

Ai të enjten njoftoi se i ka takuar luftëtarët dhe komandantët që shërbyen atje, duke përmendur brigadat 80, 82, 95, 22, 61 dhe 36, si ekipe kryesore që shërbyen tash e disa muaj. Zelensky ka shkruar në rrjetin social X se “agresori dhe krimineli mund dhe duhet të luftohen në shtëpinë e tyre”, duke bërë me dije se ushtria luftoi në zonën ruse, me qëllim të ndaljes së përparimit rus.

“Operacioni Kursk demonstron qartë thelbin e parimit ‘paqe përmes forcës’. Falënderoj luftëtarët dhe komandantët tanë...”, thuhet në mesazhin e tij.

Sipas Zelenskyt, ky operacion në Kursk u iniciua me qëllim që të ruhhet rendi dhe ligji në rajon.

“Sot, jam i nderuar t’i njoh luftëtarët tanë më të mirë me çmimet shtetërore të Ukrainës, si dhe ne po vazhdojmë traditën e re – traditën e mirënjohjes ndaj atyre që zgjodhën Ukrainën dhe po luftojnë për pavarësinë tonë krah ukrainasve – traditën e mirënjohjes përmes dhënies së shtetësisë ukrainase”, ka shkruar presidenti ukrainas.