Papa Françesku është duke u trajtuar për një “situatë komplekse klinike” dhe do të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ka bërë të ditur Vatikani të hënën.
88-vjeçari është shtruar në spitalin Gemelli të Romës të premten për t'iu nënshtruar trajtimit dhe analizave për bronkitin, raporton BBC.
Në një përditësim të hënën, Vatikani ka thënë se Papa ka një "infeksion polimikrobial" të traktit të tij të frymëmarrjes, i cili ka kërkuar një ndryshim në trajtimin e tij.
Para pranimit të tij javën e kaluar, Papa kishte simptoma të bronkitit për disa ditë dhe kishte deleguar zyrtarë për të lexuar fjalime të përgatitura në ngjarje.
Gjatë fundjavës, Vatikani ka thënë se gjendja e Papës është e qëndrueshme dhe se atij i ishte thënë të kishte "pushim të plotë" për të ndihmuar në shërimin e tij.
Ai nuk ishte në gjendje të kryente lutjen e tij të rregullt javore të dielën në sheshin e Shën Pjetrit ose të drejtonte një meshë speciale për artistët për të shënuar Vitin Jubilar të Kishës Katolike.