Papa Françesku e ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë të dielën.
Derisa e ka quajtur vendim të duhur, ai ka bërë thirrje për zgjidhje të drejtë mes dy palëve.
Ai ka përmendur edhe punën e ndërmjetësve për arritjen e marrëveshjes në Lindjen e Mesme, teksa kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërhyjë për të bashkëpunuar me palët për të arritur armëpushim përfundimtar.
“Ditët e fundit u njoftuam se armëpushimi në Gazë do të hyjë në fuqi sot. I shpreh mirënjohje të gjithë ndërmjetësve. Është punë e mirë të ndërmjetësosh që të arrihet paqja, falë ndërmjetësve”, ka thënë Papa nga dritarja e Pallatit Apostolik, raportoi "TN".
Ai tutje ka shtuar se uron që ndihma humanitare të arrijë sa më shpejt te popullata në Gazë, e cila “është shumë urgjente”.
Qindra kamionë me ndihma humanitare filluan të mbërrijnë në Gaza pas shpalljes së armëpushimit.