Botë

Papa Françesku kërkon falje për përdorimin e një termi fyes homofobik

Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka kërkuar falje pasi ka përdorur një fjalë fyese ndaj homoseksualëve gjatë një takimi me peshkopë. 

87-vjeçari raportohet se bëri fjalimin në një takim të mbyllur javën e kaluar kur u tha peshkopëve se burrat gej nuk duhet të lejohen të trajnohen për prift. 

“Papa nuk pati asnjëherë qëllim të shprehej apo ofendonte homoseksualët dhe ai kërkon falje për ata që janë ndjerë të ofenduar nga termi, siç raportohet nga të tjerët”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Komentet e Papës u bënë të ditura të hënën pas raportimit të dy mediave italiane. Mediat raportuan se Françesku e përdori termin italian “frociaggine”, një shprehje tejet përçmuese.

Vatikani më 2005 vendosi që kisha nuk duhet të lejonte shugurimin e burrave homoseksualë. Papa Françesku e mbajti në fuqi vendimin në vitin 2016. Dy vjet më vonë ai iu tha peshkopëve që të mos lejonin kandidatë gej për t’u trajnuar për prift, raportoi CNN.

Përgjatë papatit të tij, Papa ka pasur një qasje më pranuese ndaj komunitetit LGBTQ+ duke thënë se “kush jam unë të gjykoj”.