Botë

Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë

Papa Françesku

Papa Françesku është diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë dhe gjendja e tij mbetet e ndërlikuar, ka bërë të ditur Vatikani të martën.

88-vjeçari vuante nga infeksioni i frymëmarrjes për më shumë se një javë dhe u shtrua në spitalin Gemelli të Romës të premten.

“Skanimi CT i gjoksit që iu nënshtrua Ati i Shenjtë këtë pasdite... tregoi fillimin e pneumonisë në të dyja mushkëritë, e cila kërkon terapi shtesë me ilaçe”, ka thënë Vatikani.

Para se të shtrihet në spital javën e kaluar, Papa kishte simptoma të bronkitit për disa ditë dhe kishte deleguar zyrtarë për të lexuar fjalime të përgatitura në ngjarje.

Papa është veçanërisht i ndjeshëm ndaj infeksioneve të mushkërive për shkak të zhvillimit të pleuritit si i rritur dhe heqjes së një pjese të njërës prej mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Gjatë 12 vjetëve si udhëheqës i Kishës Katolike Romake, ai është shtruar në spital disa herë, përfshirë në mars 2023, kur kaloi tre netë në spital shkaku i bronkitit.