Papa Françesku bëri thirrje të dielën për paqe në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, gjatë lutjes së tij të përjavshme në Vatikan, në Romë.
“Apeloj që negociatat të mos ndalen dhe të ketë armëpushim menjëherë, që pengjet të lirohen, që popullsia në Gaza të ndihmohet”, u ka thënë Papa besimtarëve nga dritarja e Vatikanit me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, raporton AP.
Françesku përsëriti gjithashtu shqetësimet e tij për vuajtjet e njerëzve në Ukrainë, duke thënë se "zëri i të pafajshmëve dëgjohet gjithmonë nga Zoti, i cili nuk qëndron indiferent ndaj vuajtjeve të tyre".
Papa dënoi gjithashtu sulmet e fundit në Burkina Faso dhe ofroi ngushëllime për viktimat e shembjes së çatisë së një kishe në Brazil.
Deklaratat e tij vijnë përpara udhëtimit më të gjatë, më të largët dhe më sfidues të tij, kur ai të shkojë në Azi dhe Oqeani këtë javë.
Ai do të bëjë udhëtim prej 32,814 kilometrash nga ajri gjatë vizitës së tij nga 2 deri më 13 shtator në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singapor.