Videoja e paparë më parë që tregon momentet pas vrasjes së presidentit amerikan John F Kennedy, do të dalë në ankand, raportoi të enjten BBC-ja.
Këto pamje janë regjistruar 60 vjet më parë në Dallas të Teksasit, përkatësisht më 22 nëntor të vitit 1963.
Videoja që shkon në ankand u filmua nga një shofer kamioni i quajtur Dale Carpenter, i cili atëkohë pati shpresuar të kapte presidentin në kamera.
Carpenteri humbi mundësinë për ta parë presidentin, por ka arritur të nxjerrë pamje të momenteve pas vrasjes së presidentit Kennedy.
Kur JFK u vra, Carpenter arriti ta kapte momentin kur vetura shkoi me shpejtësi në spital, e gjithashtu edhe kur agjenti i Shërbimit Sekret, Clint Hill, hyri në automjet.
Videot dhe fotografitë nga ajo ditë fatale kanë lënë mbresa te njerëzit anembanë botës që atëherë.