Botë

Pamje satelitore: Para dhe pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë

Pamje satelitore mbi Spanjë

Pamje satelitore para dhe pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë

Të paktën 158 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Spanjë, derisa numri besohet se është shumë më i madh, ka raportuar BBC-ja të enjten.

Përmbytjet i kanë prekur disa qytete, derisa nga sateliti janë filmuar pamje të shkatërrimeve.

NASA ka krahasuar pamjet para dhe pas përmbytjeve, ku shihen shkatërrime masive.

Përmbytjet atje nisën më 29 tetor në Valencia, ku brenda disa orëve u raportuan dhjetëra persona të vdekur.