Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se palestinezët nuk kanë alternativë tjetër vetëm se të lënë Gazën.
“Kjo gjëja e Gazës nuk ka funksionuar kurrë. Nëse ne mund të gjejmë një copë të duhur të tokës, pjesë të tokës, dhe t'u ndërtojmë atyre disa pjesë shumë mira... dhe mendoj se ajo do të ishte shumë më mirë se kthimi në Gaza”, tha Trump.
Gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga agjencia kryesore e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), presidenti amerikan është shprehur se do të donte që palestinezët e Gazës të zhvendoseshin në shtetet fqinje, Egjipt dhe Jordani, raporton Reuters.
Ai foli këto gjëra edhe gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të martën.
“S’mund të jetosh në Gaza tash. Unë mendoj se ne kemi nevojë për një vend tjetër. Unë mendoj se duhet të jetë një vend që do t’i bëjë njerëzit të lumtur. Ju shikoni gjatë dekadave, e gjitha është vdekje në Gaza. Kjo ka ndodhur prej vitesh. Është e gjitha vdekje. Nëse mund të kemi një zonë të bukur për t'i rivendosur njerëzit, përgjithmonë, në shtëpi të bukura, ku ata mund të jenë të lumtur dhe të mos vriten e goditen me thikë për vdekje siç po ndodh në Gaza”, tha Trump.
Javën e kaluar Trumpi e ka përmendur për herë të parë idenë e tij që palestinezët e Gazës të shkonin në këto dy shtete, me arsyetimin se Gaza është e shkatërruar dhe ajo duhet të pastrohet e rindërtohet.
Mirëpo kërkesa nuk është pritur mirë nga palestinëzët, të cilët e konsiderojnë atë si përpjekje për “spastrim etnik” të Gazës.
Ndaj kërkesës së Trumpit ka reaguar edhe Gjermania, e cila ka thënë se është kundër që palestinezët të zhvendosen nga Gaza, dhe që të ndodhë rikolonizimi i saj nga Izraeli.
LEXO EDHE: