Palestinezët janë mbledhur rreth xhamisë më të madhe të Gazës “Al Aqsa” të premten, për të bërë lutjet e të Premtes së fundit të Ramzanit.
Lutjet janë kryer nën masa të rrepta sigurie nga forcat izraelite, raporton AP.
E premtja e katërt është gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit, e cila konsiderohen si më e shenjta e muajit, dhe ndoshta mund të jetë Nata e Kadrit; natën kur muslimanët besojnë se Kurani u zbrit për herë të parë nga qielli.
Është një nga netët më të shenjta në kalendarin islamik dhe një natë ku myslimanet kalojnë në xhami duke u falur.
Por palestinezët në Jerusalem thanë se kishte një rënie të dukshme në numrin e njerëzve të mbledhur në “Al Aqsa” për t'u lutur. Izraeli ka rritur sigurinë dhe po lejon vetëm disa njerëz të hyjnë në kompleks.
“Në vitet e mëparshme numri i adhuruesve arrinte në gjysmë milioni. Procedurat e reja janë shumë të rrepta dhe e kanë bërë të vështirë për shumë adhurues që dëshironin të vinin në Al Asqa për t'u falur”, ka thënë palestinezi Ayman Raddad.