Mes sigurisë së rreptë

Palestinezët i bëjnë lutjet e së Premtes së tretë të Ramazanit

Xhamia Al-Asqa

Palestinezët i kanë ndjekur lutjet e së Premtes së tretë

Foto: Associated Press

Palestinezët i kanë ndjekur lutjet e së Premtes së tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, në xhaminë Al-Asqa të Jerusalemit.

Myslimanët nga i gjithë shteti kanë shkuar në xhami, mes sigurisë së rreptë pas frikës se lufta e vazhdueshme Izrael-Hamas mund të ndezë përleshje në qytetin e vjetër të Jerusalemit, raportoi AP.

Lutjet kanë ndodhur një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Izraelin që të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, përfshirë hapjen e më shumë kalimeve për ta lejuar ushqimin, ujin, karburantet dhe dërgesat e tjera. 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lëshoi dy të ashtuquajtura masa të reja të përkohshme në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut, duke akuzuar Izraelin për akte gjenocidi në fushatën e tij ushtarake të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. 

Izraeli mohon se po kryen gjenocid dhe akuzoi Afrikën e Jugut se po përpiqet të "minojë të drejtën dhe detyrimin e qenësishëm të Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij". 

Izraeli shpalli luftë si përgjigje ndaj një sulmi të përgjakshëm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin u vranë 1,200 njerëz dhe 250 të tjerë u morën peng. 

Izraeli u përgjigj me një fushatë sulmesh ajrore dhe një ofensivë tokësore që kanë lënë të vdekur mbi 32,000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.