Ministri i Informacionit të Pakistanit, Attaullah Tarar, ka deklaruar se kanë “informacione të besueshme” se India synon të fillojë sulm ushtarak brenda 24 deri në 36 orët e ardhshme, ka raportuar “BBC”.
Komentet e Tararit kanë ardhur pasi India ka akuzuar Pakistanin për mbështetje të militantëve që kryen sulmin terrorist në Kashmirin e administruar nga India që vrau 26 persona javën e kaluar. Islamabadi i ka mohuar akuzat.
Ai ka thënë se India por synon të përdor sulmin terrorist si “pretekst të rremë” për sulm dhe se “çdo aventurë ushtarake nga India do të marrë përgjigje të sigurt me vendosmëri”.
Sulmi terrorist afër qytezës turistike të Pahalgamit ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse mbi civilët në dy dekada në territorin e kontestuar. Të dy vendet, India dhe Pakistani e pretendojnë rajonin dhe kanë luftuar dy lufta për të.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur sulme të vogla në kufij nga të dyja palët.
VIDEO: