Botë

Orbani thotë se s’do ta mbështesë marrëveshjen për postet e reja në BE

Viktor Orban

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë

Foto: Associated Press

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar të enjten se marrëveshja e arritur për postet kryesore të BE-së është e “turpshme”.  

Ai ka thënë se Hungaria nuk mund ta pranojë atë, teksa ka kritikuar në veçanti, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton The Guardian.

Postet kryesore, sidoqoftë nuk kërkojnë një votë unanime, dhe von der Leyen mund ta fitojë mandatin e dytë pa mbështetjen e Hungarisë.

27 udhëheqësit kombëtarë të BE-së pritet të emërojnë Ursula von der Leyen të Gjermanisë për një mandat të dytë si presidente të Komisionit gjatë samitit dy-ditor të BE-së që ka nisur të enjten.

Në kuadër të një pakete për të cilën është rënë dakord nga tri grupe politike centriste pro-BE-së, ish-kryeministri portugez Antonio Costa do të kryesojë Këshillin Evropian të liderëve të BE-së dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas do të jetë shefja e politikës së Jashtme dhe Sigurisë.

Tri grupet - qendra e djathtë, qendra e majtë dhe liberalët, kanë shumicën e nevojshme për të miratuar paketën në samit.

Por edhe më tutje mund të ketë njëfarë rezistence, pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë shprehur kritikë ndaj marrëveshjes.

LEXO EDHE: