Botë

Orban: Financimi i luftës në Ukrainë do ta shkatërronte Evropën

Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të premten ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk mund të përballojë financimin ushtarak të Ukrainës, pasi financimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është i garantuar. 

Reagimi erdhi pasi liderët e 26 vende anëtare të BE-së – pa Hungarinë – kanë nënshkruar një deklaratë për mbështetje të Ukrainës.  

Pas akuzave se Hungaria po e izolon veten ai ka thënë është BE-ja ajo që e ka izoluar vetën. 

“Bashkimi Evropian e ka izoluar vetën tani nga SHBA-ja, e ka izoluar vetën nga Kina si pasojë e luftës tregtare dhe e ka izoluar vetën nga Rusia si pasojë e politikave sanksionuese. Pra nëse dikush është i izoluar këtu është Bashkimi Evropian, Hungaria ka marrëdhënie të mira në të tria anët. Pra ne nuk jemi fare të izoluar”, ka deklaruar ai. 

Orban i cili është aleat i presidentit të SHBA-së Donald Trump, që po kultivon lidhje me Moskën, ka deklaruar për radion shtetërore se qeveria e tij do të fillojë një “konsultim publik” brenda vendit për anëtarësimin e Ukrainës në BE, gjatë javëve të ardhshme, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të enjten liderët evropianë kanë përkrahur planet për të shpenzuar më shumë në mbrojtje dhe për të vazhduar të qëndrojnë me Ukrainën, në një kohë kur politikat e SHBA-së kanë pësuar ndryshime drastike me Administratën Trump.