Kreu i partisë opozitare izraelite “Yesh Atid”, Yair Lapid, ka thënë se Izraeli "duhet të pranojë propozimin e armëpushimit Biden-Macron, por vetëm për 7 ditë".
Ai ka sqaruar se ky armëpushim më i shkurtër, në krahasim me 21 ditët e kërkuara, do të ishte me qëllim që "të mos lejohej Hezbollahu të rivendosë sistemet e komandës dhe kontrollit", raporton BBC.
Lapid ka shtuar se Izraeli nuk do të pranojë asnjë propozim që nuk e largon Hezbollahun nga kufiri verior i Izraelit.
Ndërkohë, ish-kryeministri, Naftali Bennett, ka thënë se nëse Hezbollahu dëshiron që të ndalojnë sulmet, ai duhet të "ulë armët, të çmilitarizohet dhe të largohet 15 km nga kufiri izraelit".
"Bota tani po kërkon një armëpushim me Hezbollahun. Thjesht nuk funksionon në këtë mënyrë”, ka shkruar ai në një postim në X.
"Hezbollahu ka qëlluar gjatë vitit të kaluar mijëra raketa në Izrael pa arsye legjitime”, ka shtuar ai.
LEXO EDHE: