Botë

Operacionet speciale të Njësisë Elitare ukrainase ndaj caqeve ruse

Njësia Elitare e ushtrisë së Ukrainës

Foto e shkëputur nga video

Njësia Elitare e ushtrisë së Ukrainës po kryen operacione në vazhdimësi ndaj forcave pushtuese ruse. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamje nga operacionet e shumta që janë zhvilluar kohëve të fundit.

Në një video të përmbledhur në pak sekonda, SOF-i ukrainas u pa teksa kryente operacione në fushë të hapur, pranë llogoreve ruse dhe në kazerma e ambiente ku qëndronin rusët.

Në disa pamje u panë edhe ushtarë rusë të vrarë.

VIDEO:

 

 

Njësia Elitare e Ukrainës është pjesë e ushtrisë që kryen operacione të fshehta, kundër sabotimit, kundër terrorizmit dhe kundër luftës hibride.

Ajo konsiderohet inteligjencia e forcave ushtarake të Ukrainës.