Botë

OKB-ja thotë se ka furnizime vetëm sa për 2 javë në Gaza

ndihmat ne Gaza

Foto: Associated Press

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka furnizime të mjaftueshme vetëm edhe për më pak se dy javë në Rripin e Gazës për të mbajtur hapur kuzhinat dhe furrat, pasi Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, karburantit, ilaçeve e furnizimeve të tjera.

Bllokada e Izraelit ka për synim të vë presion mbi Hamasin që të pranojë një marrëveshje alternative për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite, raportoi AP. 

Pas më shumë se 16 muajsh lufte, populli i Gazës varet plotësisht nga ushqimi i transportuar nga jashtë dhe ndihmat e tjera. Shumica janë zhvendosur dhe shumë kanë nevojë për strehimore.

Palestinezët kanë thënë se çmimet janë ngritur shumë pas lajmërimit se Izraeli po bllokon ndihmat.