Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për përfundimin të menjëhershëm të operacioneve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një postim në X, Guterres thotë se zhvillimet e fundit në Bregun Perëndimor "janë thellësisht shqetësuese", raporton BBC.
“Unë dënoj fuqishëm humbjen e jetëve, duke përfshirë edhe fëmijët, dhe bëj thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre operacioneve”, ka shkruar Guterres.
Forcat izraelite kanë nisur një ofensivë të mërkurën në Bregun Perëndimor, duke lënë dhjetëra të vdekur.
Sulmi, një nga më të mëdhenjtë në Bregun Perëndimor prej muajsh, pasoi një seri sulmesh më të vogla në zonë gjatë javëve të fundit, ndërsa forcat izraelite po kërkojnë t’i eliminonin luftëtarët nga grupet militante palestineze.
LEXO EDHE: