Rreth 670 njerëz vlerësohet të jenë ngujuar nën dheun që rrëshqiti në Papua Guinenë e Re, thotë një zyrtar i OKB-së.
Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak, tha se ndikimi i rrëshqitjes së dheut të së premtes në provincën e izoluar Enga të vendit ishte më i madh sesa mendohej fillimisht, shkruan BBC.
“Ka rreth 150 më shumë shtëpi që janë shkatërruar” ka theksuar Aktoprak. Aktoprak njofton se shpëtimtarët ishin në rrezik sepse dheu ende po rrëshqet.