Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po shikon ta bëjë të mundur evakuimin e rreth 1000 grave dhe fëmijëve palestinezë drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian përmes Izraelit, raporton BBC.
Kjo është pjesë e punës së vazhdueshme për evakuimin e individëve në vendet e treta për trajtim jetëshpëtues.
Deklarata nga zyra evropiane e OBSH-së thotë se Izraeli e ka pranuar këtë.
“Ne po presim për raportin për vende të lira në spitalet e vendeve të BE-së”, thotë organizata, ndërsa nënvizon se koha është “thelbësore”.
“Në fund të fundit, nuk ka paqe pa shëndet dhe nuk ka shëndet pa paqe. OBSH-ja ka përsëritur prej kohësh thirrjet për armëpushim, si dhe lirimin pa kushte të të gjitha pengjeve të marra prej Izraelit dhe qasje të papenguar për furnizime të ndihmave dhe ilaçeve për të gjithë ata që kanë nevojë për to”.