Botë

"Notre Dame" me numër rekord vizitorësh

Notre Dame

Foto: Associated Press

Një muaj pas rihapjes së saj, Katedralja Notre Dame në Paris ka njoftuar një numër rekord vizitorësh, me 800,000 njerëz që panë kishën e rinovuar.

Me një mesatare prej 30 mijë personash në ditë, katedralja tërhoqi një numër të ngjashëm vizitorësh në muzeun e Luvrit, raporton AP.

Hyrja është pa pagesë, por vizitorët këshillohen ta rezervojnë paraprakisht për të mos u zhgënjyer.

Christina Schächter, një turiste nga Gjermania, ka thënë se nuk kishte nevojë të qëndronte në radhë për një kohë të gjatë.

"Arritëm të kalonim lehtësisht dhe kishim kohë për t'u ulur dhe për të parë punën e rinovimit. Është e bukur, shumë e ndritshme, shumë e bukur”, është shprehur ajo.

Notre-Dame është rihapur më 7 dhjetor 2024 pas përfundimit të punës restauruese pesë vjet pas zjarrit që shkatërroi majën dhe çatinë e katedrales, dhe shkaktoi dëme të mëdha në brendësi të saj më 15 prill 2019.