Botë

Normat e interesit pritet të bien në Eurozonë

Christine Legarde

Christine Legarde

Foto: Associated Press

Banka Qendrore Evropiane (BQE) planifikon të ecë përpara në uljen e normave të interesit, duke e çuar eurozonën, ekonominë më të pasur të botës, drejt lehtësimit të kostove të huamarrjes për bizneset dhe konsumatorët pasi inflacioni që u ngrit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, po bie ngadalë.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde dhe zyrtarë të tjerë e kanë bërë të qartë se një ulje nga niveli rekord aktual prej 4% është më se e mundshme kur këshilli drejtues i bankës prej 26 anëtarësh të mblidhet në selinë e institucionit në Frankfurt të Gjermanisë. 

Lagarde ka thënë në fund të muajit të kaluar se ajo ishte "me të vërtetë e sigurt" se inflacioni ishte nën kontroll në eurozonë, në 20 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin monedhën euro dhe për të cilat BQE-ja përcakton politikën monetare. 

Deklarata e saj dhe ato të zyrtarëve të tjerë të BQE-së i kanë bindur analistët se një ulje e normës është një punë e përfunduar për të enjten.

Bankat e mëdha qendrore në mbarë botën tani po priren drejt uljes së normave të interesit. 

Bankat qendrore në ekonomitë më të vogla kanë ulur tashmë normat, duke përfshirë Suedinë, Zvicrën, Hungarinë dhe Republikën Çeke.