Botë

Nominimi i Kennedyt për sekretar të Shëndetësisë nxit kritika në SHBA

Kennedy

Nominimi i Robert F Kennedy Jr nga Donald Trump për sekretar të Shëndetësisë në SHBA ka nxitur kritika ndaj Kennedyt, një aktivist kundër vaksinave anti-COVID që ka përqafuar një mori teorish konspirative lidhur me shëndetin.

Në një postim në rrjetin social “Truth” të enjten, Trumpi ka shkruar se Kennedy do ta bëjë “Amerikën përsëri madhështore dhe të shëndetshme!”

Në përgjigje ndaj nominimit të Kennedyt, “Public Citizen”, një organizatë fokusohet në mbrojtjen e konsumatorëve, ka thënë se, “Robert F Kennedy Jr është një rrezik i qartë dhe aktual për shëndetin e kombit. Ai nuk duhet të lejohet në ndërtesën e departamentit të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore (HHS), e lëre më të vendoset në krye të agjencisë së shëndetit publik të vendit”, raportoi Guardian. 

Kjo organizatë ka shtuar më tej se me Kennedyn shëndeti publik do të përballet me një katastrofë.

Apu Akkad, mjek i sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, e ka quajtur nominimin “ditë të frikshme për shëndetin publik”.

Eksperti George Conëay po ashtu reagoi për Kenneddyn, por edhe nominimin e Tulsi Gabbard dhe Matt Gaetz.

“Secili nga tre të fundit që ka zgjedhur Trumpi, si i vetëm do të ishte më i keqi në historinë amerikane”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, Robert Garcia, ka thënë se Kennedy “do ta shkatërrojë infrastrukturën e shëndetit publik dhe sistemin tonë për distribuimin e vaksinave. Kjo do të kushtojë me jetë”.