Një sulm ajror nga Izraeli në veri të Gazës ka vrarë të paktën 20 persona, shumica gra e fëmijë, kanë thënë autoritetet palestineze.
Izraeli ka shtyrë përpara një ofensivë më në veri për disa javë duke thënë se po shënjestron militantët e Hamasit, të cilët thotë se po rigrupohen në zonat atje.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se Izraeli nuk ka lejuar ushqim dhe ndihma të tjera në veri që kur ka nisur sulmi, edhe pse dhjetëra mijëra njerëz ndodhen aty.
Ushtria izraelite ka thënë vazhdimisht se cak ka vetëm militantët dhe i akuzon ata se po fshihen mes civilëve.
Ofensiva e Izraelit ka vrarë mbi 43 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.