Një sëmundje e panjohur e zbuluar fillimisht te tre fëmijë që kishin ngrënë një lakuriq nate, ka shkaktuar vdekjen e mbi 50 personave në Kongo përgjatë pesë javëve të fundit.
Periudha mes paraqitjes së simptomave dhe vdekjes ka qenë 48 orë në shumicën e rasteve dhe kjo është parë shqetësuese nga Serge Ngalebato, drejtor i spitalit Bikoro.
Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ethet, vjelljen dhe gjakderdhjen e brendshme.
Këto simptomave të “etheve hemorragjike” zakonisht lidhen me viruse të njohura vdekjeprurëse, si Ebola, ethet tropikale, Marburg dhe ethet e verdha, por studiuesit i kanë hequr këto nga opsioni pas testimeve në disa mostra.
Shpërthimi i fundit i sëmundjes në Kongo filloi më 21 janar me 419 raste të regjistruara dhe 53 vdekje.