Botë

Një prej bosëve më të fuqishëm të drogës në botë, arrestohet në Teksas

Ismael "El Mayo" Zambada

Një prej bosëve më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas.

76-vjeçari Zambada themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, që aktualisht është i burgosur në SHBA.

I arrestuar me të ishte edhe djali i Guzmanit, Joaquin Guzman Lopez, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Në shkurt, Zambada u akuzua nga prokurorët amerikanë për një komplot për prodhimin dhe shpërndarjen e fentanylit, një drogë më e fuqishme se heroina.

Detajet e arrestimit të të dyve nuk dihen, por duket se ata u dërguan me aeroplan në SHBA.

Wall Street Journal ka raportuar se Zambada ishte mashtruar që të hipte në aeroplan nga një anëtar i rangut të lartë të Sinaloas, dhe se Zambada besonte se po shkonte në Meksikë.

Zyrtarë kanë thënë se Zambada u josh “pretendime të rreme” që të hipte në aeroplan dhe se kjo iu bë nga Guzman Lopez.

Zambada besonte se aeroplani do shkonte në Meksikë, por në fakt u ul në El Paso.