Një paciente fëmijë së bashku me nënën e tij janë në mesin e personave të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël mjekësor mbi disa ndërtesa në qytetin amerikan të Filadelfias, të premten në mbrëmje.
Gjithsej gjashtë persona në bord dhe një person tjetër në tokë, kanë vdekur si pasojë e përplasjes së avionit, raporton BBC.
Aeroplani ishte duke kryer një transport mjekësor, duke shkuar në drejtim të qytetit Tijuana të Mekësikës. Brenda aeroplanit ndodheshin një paciente fëmijë me nënën e saj, së bashku me dy pilotë, një mjek dhe një ndihmës. Ata ishin të gjithë shtetas meksikanë.
Sipas autoriteteve, vetëm një minutë pas ngritjes, aeroplani "Learjet 55" ka rënë në tokë.
Nëntëmbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit. Autoritetet e Filadelfias kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Vajza që po transportohej në Meksikë sapo kishte përfunduar trajtimin mjekësor për një sëmundje kërcënuese për jetën në spitalin e fëmijëve “Shriners” në Filadelfia.
Asnjë problem nuk ishte raportuar nga aeroplani në kontrollin e trafikut ajror dhe kontrollorët që u përpoqën të merrnin një përgjigje nga ekuipazhi i fluturimit nuk morën një të tillë.
LEXO EDHE: