Botë

Një milion ukrainas mbeten pa energji elektrike

Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën një milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë Ukrainën pas një sulmi të madh rus me raketa gjatë natës në infrastrukturën energjetike në vend.

Reuters raporton se tri rajone në perëndim janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike. 

Maksym Kozytskyi, guvernator i rajonit perëndimor të Ukrainës, raportoi sulme në infrastrukturën energjetike atje dhe tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz në rajon ishin pa energji elektrike.

Raketat u lëshuan gjatë natës drejt Kharkiv, Odesa dhe tetë rajoneve të tjera.

Mbetjet e raketave u raportuan në dy lokacione në Kiev, por autoritetet lokale pohuan se mbrojtja ajrore kapi të gjitha raketat e lëshuara në kryeqytet. Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi dëme në prona, por jo viktima.

Operatori kombëtar i rrjetit energjetik “Ukrenergo” ka "paraqitur urgjentisht ndërprerje të energjisë elektrike", ka thënë ministri i energjisë, German Galushchenko. 

Ndërkohë, temperatura në Kiev nuk pritet të rritet mbi 2 gradë celsius të enjten.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka shkatërruar 25 dronë ukrainas gjatë natës në katër rajone, duke përfshirë Krimenë e aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Lexo përditësimet tjera
Ukriane

Rusia kryen sulm masiv mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Rusia ka nisur një "goditje masive" në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ka bërë të ditur ministri...