Botë

Një kamion-cisternë përlaset me tramvajin në Gjermani, tre të vdekur

Një kamion-cisternë përlaset me tramvajin në Gjermani, tre të vdekur

Foto: Associated Press

Një kamion-cisternë është përplasur me një tramvaj në një udhëkryq të martën në jugperëndim të Gjermanisë dhe të dy automjetet kanë marrë flakë, duke lënë të vdekur tre persona dhe disa të lënduar, ka raportuar agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Aksidenti ka ndodhur në Zeutern. Nuk dihet se çka çoi tek aksidenti.

Në cisternën e kamionit ishte i ngarkuar vaj ngrohës. Edhe kamioni me cisternën edhe tramvaji kanë marrë flakë, por zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin.

Një trup është larguar në mbrëmje nga pjesa e përparme e djegur e tramvajit, dhe dy të tjerë janë gjetur më vonë. Policia ka njoftuar se identifikimi i viktimave është akoma në proces si pasojë e lëndimeve të rënda. 

Ata kanë njoftuar se rreth 10 pasagjerë kanë qenë në tramvaj në momentin e aksidentit dhe të gjithë kanë lëndime të vogla. 

Shoferi i kamionit, një burrë 49-vjeçar, është dërguar në spital me helikopter si pasojë e lëndimeve të rënda.