Një grua 18-vjeçare nga shteti jugor i Indisë, Kerala, ka akuzuar 64 burra për abuzim seksual me të që kur ishte 13 vjeç.
Policia në lidhje me rastin deri më tani ka arrestuar 28 persona të cilët tani jjanë në paraburgim dhe nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike.
Të akuzuarit, të cilët variojnë nga 17 deri në 47 vjeç, përfshijnë fqinjët e gruas, trajnerët e sportit dhe miqtë e babait të saj, ka thënë policia për BBC.
Gruaja raportoi abuzimin e supozuar pasi një ekip këshilltarësh që punonin sipas një skeme qeveritare vizituan shtëpinë e saj.
Policia thotë se abuzimi i dyshuar ka nisur që kur vajza ishte 13 vjeçe. Atë kohë, fqinji i saj dyshohet se e ka ngacmuar dhe i ka bërë fotografi seksuale, raportoi uebfaqja News Minute.
Fqinji i saj dyshohet se e ka abuzuar seksualisht përsëri kur ajo ishte 16 vjeç, regjistroi video të abuzimit dhe e ndau atë me disa të tjerë që vazhduan ta sulmonin gruan për shumë vite.
Një avokat që drejton Komitetin e Mirëqenies së Fëmijëve të distriktit (CWC) i ka thënë gazetës "Indian Express: se gruaja ishte një atlete dhe merrte pjesë në kampe të ndryshme sportive, të cilat mund të kishin lehtësuar abuzimin e mëtejshëm.
Abuzuesit e saj të dyshuar thuhet se përdorën numrin e telefonit të babait të saj për ta kontaktuar dhe gruaja i ruajti kontaktet e tyre në telefon. Policia tani po përdor telefonin për të gjurmuar të akuzuarit.
Familja e gruas thuhet se nuk ishte në dijeni të abuzimit të supozuar.