Botë

Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington

SHBA

Një burrë ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë, përfshirë dy fëmijë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 6 pasdite në lagjen “Carver Langston”, ka bërë të ditur shefja e Departamentit të Policisë Metropolitane, Pamela Smith.

Hetuesit besojnë se të dyshuarit dolën nga automjeti i tyre dhe më pas filluan të qëllojnë mbi një turmë njerëzish në rrugë, raporton “Associated Press”.

Njëri nga viktimat, ishte i mitur. Dy burra, një grua dhe një vajzë 9-vjeçare janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.