Botë

Një i vdekur e dhjetëra të lënduar si pasojë e turbulencave gjatë fluturimit Londër-Singapor

Aeroplani - turbulenca

Një pasagjer ka humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar gjatë një fluturimi të linjës ajrore “Singapore Airlines”, që po udhëtonte nga Londra për në Singapor, si pasojë e turbulencave të forta. 

Viktima është një burrë nga Britania e Madhe, 73-vjeçar.

BBC ka raportuar se burri ka vdekur si pasojë e infarktit në zemër.

Shtatë persona janë lënduar rëndë, mes tyre edhe gruaja e viktimës, të cilët po trajtohen në spital.

Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin, u detyrua të ateronte në Bangkok.

Në aeroplan gjendeshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë të ditur linja ajrore përmes një deklarate.

“Singapore Airlines” i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

VIDEO:

 

 

 

LEXO EDHE: