Një grua ka pretenduar së fundmi se është vajza tetëvjeçare nga Pensilvania që është zhdukur nga një stacion autobusi në vitin 1985, raportoi të mërkurën “Daily Mail”.
Cherrie Mahan u pa për herë të fundit në Winfield Township, Butler County, gati katër dekada më parë më 22 shkurt pasi zbriti nga një autobus shkollor rreth 100 metra larg shtëpisë së saj në Cabot.
Gruaja e paidentifikuar pretendoi se është vajza e zhdukur, e cila aktualisht do të ishte 47 vjeç. Mirëpo, nuk ishte bindëse për nënën e vajzës së zhdukur, Janice McKinney.
“Nuk i ngjante fare Cherriet”, ka thënë e ëma e vajzës së zhdukur.
Ajo ka shtuar se nuk është hera e parë që dikush pretendon të jetë vajza e saj tashmë e rritur.
“Njerëzit janë të këqij, janë mizorë, por kjo më bën vërtet të çmendur. Do të bëhen 40 vjet që kur Cherrie është zhdukur”, ka theksuar ajo.