Botë

Një epokë e re e luftës po fillon, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes

Yoav Gallant

Foto: Associated Press

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë të mërkurën se po fillon një “epokë e re” në përpjekjet luftarake të Izraelit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë pak pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të grupit Hezbollah në Liban, të cilat kanë lënë të vdekur të paktën 26 persona, dhe të plagosur më shumë se 3,000 të tjerë.

Hezbollahu ka fajësuar për shpërthimet Izraelin, teksa është zotuar për hakmarrje. 

Duke pranuar në heshtje rolin e vendit të tij në shpërthimet në Liban e Siri të martën dhe të mërkurën, Yoav Gallant ka thënë se qendra e gravitetit të luftës po lëvizte në veri, raporton CNN.

"IDF sjell arritje të shkëlqyera, së bashku me Shin Bet, së bashku me Mossad-in, të gjitha organet, dhe të gjitha kornizat dhe rezultatet janë rezultate shumë mbresëlënëse”, ka thëë Gallant gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Ramat-David në Izraelin verior. 

Komentet e tij shihen si pranimi i parë nga një zyrtar izraelit se forcat izraelite të sigurisë qëndrojnë pas operacionit të së martës, në të cilin mijëra pejxher shpërthyen në të gjithë Libanin e Sirinë, dhe po ashtu pas sulmit të së mërkurës, ku shumë radiolidhje shpërthyen në Liban.

Deklaratat e tij erdhën disa orë pasi një burim i njohur me çështjen i tha CNN-it se ushtria izraelite po zhvendos Divizionin elitar 98 nga Gaza në Izraelin verior.

LEXO EDHE: