Një grua ka mbetur e vdekur dhe disa të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një stacion autobusi në Izrael.
Policia izraelite ka thënë se “një sulm i dyshuar terrorist” është kryer në Beersheba, të dielën, raporton BBC.
Shërbimi i ambulancës i Izraelit thotë se mjekët po trajtojnë dhjetë viktima, disa prej të cilëve pësuan plagë me armë zjarri.
Policia thotë se sulmuesi është vrarë.