Policia franceze ka evakuuar zonën përreth Kullës Eiffel pasi një burrë është parë duke u ngjitur në të disa orë para ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike.
Burri u pa që po ngjitej në kullën e gjatë sapo kishte mbërritur pjesën e dytë të monumentit, raportoi AP. Policia më pas përcolli vizitorët larg zonës në mesditë.
Kulla Eiffel ka qenë pjesë kyçe e ceremonisë hapëse me këngëtaren Celine Dion që këndoi nga një prej zonave të saj. Kulla nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë përmbyllëse që pritet të mbahet në orën 21:00.
Më shumë se 30,000 policë janë vendosur përreth Parisit të dielën për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë në rregull.