Botë

Një avion ushtarak përplaset në Turqi, vdesin dy pilotët

avion

Ilustrim

Një avion ushtarak turk është përplasur gjatë stërvitjeve të martën, duke lënë të vdekur dy pilotët në bord.

Avionët SF-260D u përplas në një tokë bujqësore në Turqinë qendrore, pasi fluturoi nga baza ajrore afër qytetit Kayseri, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Nuk dihet shkaku i përplasjes, por autoritetet kanë nisur hetimin, raportoi AP.

Mediat turke kanë publikuar pamje nga vendi ku shihet tymi që del nga rrënojat e avionit.