Policia franceze ka nisur hetimet pasi një grua australiane ka thënë se ishte përdhunuar nga pesë burra në qendër të Parisit.
25-vjeçarja u fut në një dyqan në distriktin Pigalle të shtunën me fustanin e shqyer.
Nuk ka të arrestuar ende, ndërsa prokurorët kanë konfirmuar se rasti po trajtohet si “përdhunim në grup”, raportoi BBC.
Sipas mediave lokale, pronarët e dyqanit e thirrën policinë sapo e panë gjendjen e gruas.
Gruaja është dërguar në spital për ekzaminim, teksa policia ka marrë edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të ngjarjes për të gjetur të dyshuarit.