BBC-ja ka raportuar të hënën se 47 shtete e ofrojnë këtë opsion që qytetarët të votojnë më herët, derisa ditëve në vijim do të nisë votimi edhe në Georgia, Nevada dhe në North Carolina.
Votimi i hershem është bërë praktikë prej zgjedhjeve të 2020-s, kur më shumë se 100 milionë votues i shmangën qendrat e votimit për shkak të pandemisë dhe votuan para datës së zgjedhjeve.
Votuara e hedhura para ditës së zgjedhjeve i kanë favorizuar historikisht demokratët, pasi kandidati i republikanëve, Donald Trump, dhe aleatët e tij u vunë në dyshim sigurinë dhe integritetit e votimit të hershëm.
Republikanët kanë kërkuar t’i bindin mbështetësit e tyre që të dalin më herët.